Shqiptarët shkruajnë historinë në politikën suedeze!

Pas një tradite të gjatë të dhënies së lajmeve ekskluzive nga Suedia, njoftojmë një arritje të jashtëzakonshme për komunitetin tonë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 13 shtatorit 2026.

Partia më e madhe në Suedi, Socialdemokratët (Socialdemokraterna) e cila dominon skenën politike prej një shekulli ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për qarkun e Hallandit, duke vendosur dy shqiptarë në majat e saj!

Në listën që kryesohet nga ish-ministrja Jennie Nilsson, dy politikanët tanë të suksesshëm kanë siguruar pozita kyçe:

Nr. 2: Arber Gashi deputet aktual me renditjen e tij në vendin e dytë është një dëshmi e fuqisë dhe besimit që partia ka tek Arberi. Fitues 99%

Nr. 3: Aida Birinxhiku Deputetja aktuale konfirmon pozitën e saj të fortë, duke u rreshtuar në vendin e tretë. shanset pothuajse 99% . Pse jo dhe ministre!

Me këtë renditje në “Top-Listë”, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku janë praktikisht të sigurt për të fituar ulëset në Parlamentin Suedez. Ky është një sukses i paprecedentë ku dy shqiptarë përfaqësojnë të njëjtin qark në nivelet më të larta të shtetit suedez. Kujtojme së nga ky qark ka shkuar pas 16 vite ne parlametin Suedez Adnan Dibrani ne Parlametin e Europës. Ku është deputet aktual se bashku me Arba Kokallarin

Urime Arberit dhe Aidës në rrugëtimin drejt 13 shtatorit! Por shqiptaret e ketij regjioni duhet me i mbeshtet fuqishem që të jenë me te votuarit! Do të angazhohem edhe personalisht të i mbeshtes ne shtator!/Shkruan: Astrit Gashi/Suedi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu