Shqiptari çudit grekët, gjen një mënyrë të veçantë për të hyrë në stadium

Shpesh emigrantët shqiptarë nëpër i kanë nxjerrë namin e keq vetes për veprimet e pakontrolluara që bëjnë në shumë raste. Një tifoz shqiptar i futbollit në Greqi duket se kishte gjetur zgjidhje të thjeshtë për të hyrë në stadium pa shpenzuar para.

44-vjeçari i kishte blerë biletat me kartëmonedha të falsifikuara prej 50 eurosh. Bileta e blerë me kartëmonedhë false i ka dhënë mundësinë që të futet në stadium për të parë ekipin Lefkimi të Korfuzit.

Blerja e biletave është bërë në të njëjtën zonë të shtunën dhe të dielën më 12 dhe 13 dhjetor. Tre kartëmonedhat e falsifikuara 50 euroshe, njofton gazeta greke “Protothema”.

Po zhvillohen hetime gjithashtu për të parë nëse shqiptari ka hedhur në treg kartëmonedha të tjera false.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu