Ndeshja e fituar nga Zvicra ndaj Serbisë me golat e dy yjeve nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ka venë në pah edhe njëherë urrejtjen që serbët e rusët kanë ndaj shqiptarëve.
Festimi i galave nga Xhaka dhe Shaqiri ka tërbuar serbët anë e mbanë botës. E një veprim interesant është kapur në Zvicër, saktësisht në qytetin Bulach.
Në ballkonet e dy banesave shihen 4 flamuj të ndryshe.
Një shqiptar dhe një serb, që nga foto si duket u kanë qëlluar banesat afër, kanë vendosur në ballkonet e tyre flamujt të ndryshëm.
Përderisa në ballkonin e shqiptarit shihet flamuri zviceran dhe flamuri i “Shqipërisë natyrale” së bashku me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, në ballkonin e serbit shihet se si ai ka vendosur flamurin serb dhe atë rus, duke konfirmuar vëllazërinë serbo-ruse.
Kujtojmë, se Zvicra pasi mposhti Serbinë me rezultat 2 me 1, mbrëmë luajti baras me Kosa Rikën 2 me 2, duke u kualifikuar në faqen tjetër të kampionatit botëror. Së bashku me Zvicrën, nga ky grupështë kualifikuar edhe Brazili, ndërsa është eliminuar Kosta Rika, kurse serbët kanë mbetur me “gishta në gojë”.