Quhet Edvin Alla, është nga Tirana, jeton prej 1 vit e gjysëm në qytetin e Kolnit. Por çuditërisht nuk është tifoz si shumë shqiptar me Bayernin po ai është një tifoz i flaktë i Borussias së Dortmundit. Sa herë që Borussia luan në shtëpi ai udhëton 1 orë me makinë drejt stadiumit për të ndjekur skuadrën e zemrës.
Edvini, mbrëmjen e 11 Prillit, ishte shqiptari i vetëm fatkeq që pa tmerrin me sy pas shtërthimeve terroriste. Në një intervistë ekskluzive për Syri.net, ai tregon detaje nga ngjarja që tmerroi Gjermaninë për disa orë, ku më pas çoi në pezullimin e ndeshjen Borussia Dortmund-Monaco.
Edvin, ku ishe në momentin që ndodhën shpërthimet?
Me disa shokët e mi ishim duke u kthyer nga Brukseli për të arritur në konë në stadium për të ndjekur ndeshjen. Ndodheshim disa kilomoetra larg stadium por nuk e dinim që ndodhehsim në zonën ku kishte ndodhur shpërthimi i parë. Kishim qënë në zonën e hotelit ku autobusi mori shpëthimin e parë. Në dëgjuam shpërthim dhe dolëm nga makina me idenë se mos kishte ndodhur diçka në makinën tonë.
Çfarë bëre në momentin që dëgjove shpërthimin?
Pasi dolëm nga makina policia që edhi në vendgjarje na bëri sinjal që të mos lëvizmin. Kudo dëgjoheshin sirena policie dhe ambulancash. U bllokua trafiku. Të gjithë ndiheshim të frikësuar me idenë se kishte sulm terrorist. Ishim në panik.
Çfarë mendove kur degjove shpërthimin e parë?
Siç thashë menduam se po na rrezikohej dhe jeta jonë pasi nuk kishim informacion se çfarë kishte ndodhur. Të gjithë pranë nesh përjetonin të njëjtë gjë, pasi kishte makina të tjera që u bllokuan dhe po përjetonin tmerrin. Ishim 3 shpërthime dhe zhurmat ishin aq të mëdha sa menduam të braktisnim çdo gjë. Nuk di as vet se çfarë mund të them kur përjeton një ngjarje të tillë. Përveç frikës nuk ke asnjë ndienjë në trup.
Kur e more vesh që ndeshja ishte pezulluar?
Pas ndërhyrjes së policisë, arritëm në stadium dhe aty kishte shuëm mas atë forta. Kam qenë brenda në stadium kur spikeri lajmëroi të gjithë tifozët se ndeshja ishte pezulluar.
Cili ishte reagimi i qytetarëve?
Panik në çdo anë. Askush nuk po kuptonte se çfarë ndodhi. Thjeshtë të shokuar. Nuk di ça të them tjetër.
Çfarë bëri policia në ato momente, cilat ishin thirrjet e para për publikun?
Policia na ka qetësuar dhe ka ulur ndienjën e panikut tek tifozët e pranishëm. Ka bërë një punë të mirë që me qetësi çdo gjë kaloi mirë.
Prej sa kohësh jeton në Gjermani?
Kam një vit e gjysmë që jeton në Koln dhe jam një orë larg me makinë nga stadiumi Dortmundit. Ngaqë është skuadra më e madhe në këtë zonë e e ndjek rregullisht.
Pse je bërë tifoz me Borussian dhe jo me Bayernin si shumica e shqiptarëve në Gjermani?
Siç e thashë ngaqë e kam afër dhe ka një ekip të mirë e ndjek rregullisht. Kam edhe kartë antarisie që futem lirshëm në stadium. Duke e ndjekur të krijohet vet dashuria për Borussian. Është një skuadër e madhe në Gjermani dhe ka shumë tifoz./Syri.net/










