Përparim Avdili është propozuar nga bordi i partisë Partisë Liberale (FDP) për kryetar të bashkisë së Cyrihut.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Avdili përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Në postimin e tij, Avdili ka treguar se vjen nga një familje emigrantësh por se është rritur në Cyrih.
“Jam rritur në Cyrih, fëmijë i një familjeje emigrantësh. Kam bërë shkollimin në Altstetten dhe Albisrieden dhe ende luaj rregullisht futboll me miqtë e mi në lagje. E dua atë që bëj dhe e dua këtë qytet. Dhe kam rrënjë të thella këtu” – ka shkruar ndër të tjerash Avdili.
Ai ka falënderuar bordin e FDP-së për besimin e dhënë.
“Unë dua që Cyrihu të zhvillohet më tej. Që Cyrihu të përparojë. Që më në fund Cyrihu të perceptohet si një metropol” – ka thënë ndër të tjera Avdili.
Avdili ka prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut.