Shqiptari nokauton britanikun në boksin pa doreza! Habit McGregorin (VIDEO)

Luftëtari shqiptar Gzim Selmani ka bërë një debutim spektakolar në organizatën e boksit pa doreza BKFC, duke lënë të impresionuar edhe yllin e MMA-së Conor McGregor.

Boksi pa doreza po rritet me shpejtësi në popullaritet, ndërsa Selmani debutoi në Newcastle, në një meç të kategorisë së rëndë.

McGregor, i cili është bashkëpronar në BKFC, e pëlqeu shumë paraqitjen e Selmanit.

Luftëtari 31-vjeçar, i njohur “The Albanian Psycho”, më herët ishte pjesë e WWE, organizata e njohur e mundjes profesionale.

Në debutimin e tij në boksin pa doreza, Selmani i mbijetoi një nokdauni në fillim dhe më pas fitoi me nokaut brutal në raundin e dytë ndaj britanikut Daniel Curtin, gjë që solli reagime të shumta në mediat sportive si Bloody Elbow.

Në debutimin e tij në BKFC, Curtin e rrëzoi fillimisht në dysheme, por Selmani reagoi fuqishëm dhe gjatë raundit të parë arriti ta rrëzonte kundërshtarin tri herë..

Megjithatë, në raundin e dytë gjithçka përfundoi shumë shpejt: Selmanit iu deshën vetëm 22 sekonda për të siguruar fitoren me nokaut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu