Një ri shqiptar, por me shtetësi austriake u arrestua nga policia gjermane pasi akuzohet për nxitje të dhunës dhe të terrorizmit. Shtetasi shqiptar Lorenz K. 18 vjeç u arrestua në Ludëigshafen të Gjermanisë pasi ka dyshime se ka nxitur një djalë të mitur për të kryer vepra me qëllime terroriste. Lajmi u bë me dije nga ana e mediave austriake. Ai ka udhëzuar përmes rrjetit social “Uats’s up” një djalë 12 vjeç sesi të hidhte në erë një supermarket në qytet në vitin 2016, mirëpo për fat të mirë asgjë nuk ka ndodhur.
I riu ishte arrestuar edhe në moshën 16 vjeç në Vjenë, pasi akuzohej për grabitje. Mediat bëjnë me dije se shqiptari ishte radikalizuar në burg dhe se kur ka dalë që andej ka vendosur kontakte me njerëz të afërt me ISIS. Ndërkohë 12-vjeçari që ka vendosur bombën që nuk shpërtheu u vendos në një qendër rehabilitimi, pasi është në një moshë akoma të vogël, por ka rrezik potencial krimi.










