Shqiptari që u pranua në universitetin nr. 1 në botë (VIDEO)

Ai quhet Barjol Lami dhe është maturant në Kolegjin “Turgut Ozal” në Durrës.

Barjoli është njihet si nxënës i shkëlqyer dhe fitues i çmimit të Parë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës, fitues i çmimit të Tretë në Olimpiadën Kombëtare të Kimisë dhe fitues i po këtij çmimi në Olimpiadën Kombëtare të Biologjisë.

Ai disa jav[ më parë është pranuar në universitetin prestigjioz MIT (Massachusetts Institute of Technology) në SHBA, i renditur si universiteti më i mirë në botë.

“Ju u dalluat si një nga nxënësit më të talentuar dhe premtues mes aplikantëve në Institut”, shkruhej mes tjerash në letrën e pranimit nga MIT, të maturantit Barjol Lami.

Rezultatet e shkëlqyera, pikët e fituara nga provimi SAT dhe çmimet në olimpiada, janë gurët themeltarë në pranimin e Barjolit në universitetin nr. 1 në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu