Shqiptari rezulton me COVID-19 në Qipro! Mediat japin alarmin: Erdhi nga Shqipëria, vend i kategorisë C

Autoritetet shëndetësore të Qipros konfirmuan vetëm një rast të ri me COVID-19 dy ditë më parë. Mësohet se ai ishte një shqiptar që kthehej përmes Greqisë.

Rasti i vetëm i vendit është një shtetas shqiptar, rezident në Qipro, i cili u testua në aeroport pasi mbërriti nga Shqipëria përmes Athinës.

Rasti pozitiv u zbulua nga 1.754 teste laboratorike të kryera të martën, duke sjellë numrin e përgjithshëm te rasteve në 1023.

Ndërkohë mediat vendase shkruajnë:

“Rasti ishte një banor shqiptar i Qipros, i cili mbërriti nga Athina të hënën dhe ishte në mesin e 379 provave mbi individët e riatdhesuar. Personi u testua në aeroport, gjatë mbërritjes së tij. Shqipëria është një vend i kategorisë C. Rasti u gjet nga 1.754 testime të përpunuara të martën.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu