Shqiptarin tentojnë ta zhdukin në Greqi, ja detajet

Një shqiptar, i cili jetonte në Mikonos të Greqisë është qëlluar nga persona të paientifikuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës që lamë pas.

Sipsa raportimeve të mediave greke, shqiptari është dërguar në spital.

Policia greke bën me dije se ai ka qenë në një makinë, teksa persona të pajisur me skafandra dhe me një motor, kanë qëlluar në drejtim të 34-vjeçarit shqiptar.

Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa shumë shpejt do ta transportojnë në një spital më të specializuar.

Shqiptari ishte një emër i njohur për policinë greke, pasi ka qenë pas hekurave në vitin 2013 për trafik “malli”.

Mësohet se ai kishte dalë nga që në 2015-ën dhe punonte në Mikonos.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke mos e përjashtuar mundësinë se kjo mund të ketë qenë një larje hesapesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu