Shqiptarja që po bën histori në Zvicër, Arlinda Amiti, Doktore Shkencash dhe Poliglote me 7 Gjuhë!

Arlinda Amiti është emri që sot identifikohet me suksesin e diasporës shqiptare në Zvicër. E para femër shqiptare që ka mbrojtur doktoraturën në këtë shtet, Amiti nuk është vetëm shkencëtare dhe ligjëruese në Universitetin e Bazelit, por edhe koordinatore e programit të doktoraturës “Islami dhe Shoqëria: Studime Teologjike Islame” në Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë (SZIG).

Me një profil akademik të jashtëzakonshëm dhe njohuri në shtatë gjuhë të huaja, Arlinda Amiti po shkruan kapituj të rinj të historisë shqiptare jashtë atdheut.

E njohur për thjeshtësinë dhe modestinë e saj, ajo i shmanget publicitetit dhe lavdive, duke preferuar të flasë përmes punës dhe rezultateve shkencore.

Mediat zvicerane tashmë e kanë cilësuar si model suksesi dhe shembull integrimi të diasporës shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu