Shqiptarja takon Mbretin Charles në Londër, ja çfarë i bëri bashkë

Shqiptarja Ermonale Jaho ka qenë pjesë e mbrëmjes gala në nder të Sir Antonio Pappano, në Shtëpinë e Operës Mbretërore.

Sopranoja shqiptare është takuar me Mbretin Charles III, ku janë fotografuar krah njëri tjetrit në skenën e madhe të operas.

Ermonela Jaho performoi së bashku me kolegët e tjerë, Insung Sim, tenori Freddie De T.ommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel.

Performanca gala u mbajt për nder të Sir Antonio, drejtori i muzikës operistike, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore.

Charles është veçanërisht i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.

Charles, i cili ka qenë Mbrojtësi i Shtëpisë së Operës Mbretërore që nga viti 2009 dhe President i Baletit Mbretëror që nga viti 2003, ka qenë një mbështetës i gjatë i artit dhe u përshëndet nga duartrokitjet e tërbuara teksa iu bashkua Sir Antonio dhe muzikantëve kryesorë në skenë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu