‘Shtëpi bari’ bashkë me bashkëshortin Elvis?! Reagon Belina Pupa: Ja e vërteta e akuzave në Australi

Belina Pupa, është vënë nën akuzë në Australi për kultivimin e një sasie droge të kontrolluar dhe ndërhyrje të paautorizuar në furnizimin elektrik.

Zonja Pupa, po përballet me akuzën e kultivimit të 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park.

Sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar – 4 prill 2025. Ajo u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Adelaide, por ende nuk ka paraqitur një deklaratë për akuzat.

Avokatët e saj kanë kërkuar ndryshime në kushtet e lirimit me kusht, për të lejuar udhëtimet e saj ndërkombëtare për arsye pune, duke theksuar se ajo ka klientë në Shqipëri, SHBA dhe Australi.

Megjithatë, prokurorët kundërshtuan këtë kërkesë.

Në respekt të parimeve të gazetarisë dhe të së drejtës për të dëgjuar versionin e së cilës palë ne i kërkuam znj. Belina Pupa një reagim publik ose sqarim mbi situatën në fjalë.

Ajo dha këtë përgjigje për Dritare TV.

“Përshëndetje Dritare TV. Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falenderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, shkruan zonja Pupa në reagimin e saj për Dritare TV.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu