Ajo është ndërtuar nga betoni dhe nga materialet e tjera të forta.
Mirëpo ndryshe nga shtëpitë e tjera, ajo ka një konstrukt të tillë që mund të zhvendoset diku tjetër.
Kuzhina, banja dhe dhoma e gjumit janë të vendosura prapa, në mënyrë që banuesit të saj t’i sigurojë privatësinë, ndërsa përpara është muri prej qelqi i cili siguron dritë të mjaftueshme.
Në kulmin ku duhej të ishte çatia janë vendosur panelet solare të cilat prodhojnë energji.
Shtëpia është e ndërtuar sipas një moduli që e lejon të vendoset në objekte më të mëdha.
Betonizimi është i izoluar me vakum duke lejuar kështu temperaturën e përshtatshme përgjatë gjithë sezonit të vitit.
Projektuesit nga Kodaseme shpjegojnë se ajo mund të përdoret si shtëpi pushimi, zyrë, klasë mësimi, kafene etj./Albeu