Shtimi i rasteve të reja me COVID-19, Italia ofron ndihmë për Shqipërinë

Pas situatës së krijuar ditëtët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri, Italia do të ofrojë ndihmë në sistemin shëndetësor të vendit tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i rajonit të Puglias Michele Emiliano, i cili ka deklaruar se ka folur dhe me kryeministrin Edi Rama dhe i ka ofruar vendit tonë asistencë në sistemin shëndetësor.

“Kam folur me Edi Ramën. I kemi ofruar asistencë në sistemin shëndetësor. Task Forca jonë do të ushtrojë kontrolle dhe ndër-kufitare. Task forca jonë do të niset në Shqipëri sapo të mbyllë procedurat. Ndihma me qëllim parandalimin e rrezikut që vjen nga Shqipëria”,- ka thënë Emiliano mes të tjerash.

Kujtojmë se pak kohë më parë Shqipëria ofroi ndihmë për Italin, gjest ky i cili u vlerësua nga vendi fqinj. Ndërkohë, me deklaratën e bërë së fundmi nga Presidenti i rajonit të Puglias, Itali i kthen nderin Shqipërisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu