Nga mëngjesi, covid-repartet në Shkup janë zgjeruar me 43 krevatë shtesë që janë vënë në funksion për pacientët me COVID-19 – njoftojnë nga MSH-ja.
Nga ora 08.00 ka filluar me punë reparti I COVID-19 në Klinikën për Sëmundje të Syve me kapacitet prej 23 shtretërve, kurse covid-qendra në Spitalin ‘8 Shtatori” është zgjeruar me 20 vende. Atje kapaciteti nga 80 rritet me 100 krevatë.
Covid-qendra në Klinikën për Sëmundje të Syve është në kuadër të Klinikave Intrene dhe atje do të punojë kuadri I këtyre klinikave I përbërë nga infektologë, internistë dhe anesteziologë si dhe personel I mesëm mjekësor. Në klinikë mund të përkujdesen të gjithë të sëmurit që kanë nevojë për oksigjeno-terapi.
Pritet që së shpejti të vehet në përdorim edhe covid-qendra e Klinikës për Veshë, Hundë dhe Fyt ku do të mund të shtrohen numër plotësues pacientësh – thuhet në komunikatën e MSH-së.










