Shtohet frika për Luftën e Tretë Botërore: Izraeli sulmon edhe Katarin

Izraeli ka ndërmarrë një sulm ajror në kryeqytetin e Katarit, Doha, duke goditur udhëheqës të lartë të Hamasit.

Ky është rasti i parë kur Tel Avivi zgjeron operacionet e tij ushtarake jashtë Gazës dhe Libanit, duke e çuar konfliktin në një nivel të ri tensioni rajonal.

Sipas mediave ndërkombëtare, shpërthime të forta u dëgjuan pranë kompleksit rezidencial të Gardës Emirale në lagjen Katara, ndërsa pamje me tym të zi u shpërndanë gjerësisht online.

Objektivi kryesor dyshohet se ka qenë Khalil al-Hayya, një nga figurat kryesore të Hamasit, i përfshirë në bisedimet për armëpushim me SHBA dhe Katarin.

Qeveria e Katarit e ka dënuar ashpër sulmin, duke e quajtur “një sulm kriminal të frikshëm” dhe shkelje të rëndë të sovranitetit. Autoritetet theksojnë se akti kërcënon stabilitetin e gjithë rajonit dhe rolin e Katarit si ndërmjetësues.

Sulmi ndodhi në një kohë kur delegacioni i Hamasit ndodhej në Doha për diskutime mbi një marrëveshje të mundshme armëpushimi. Deri tani nuk ka njoftime zyrtare për viktima, por incidenti ka rritur ndjeshëm frikën për përshkallëzimin e luftës.

Ky zhvillim shihet si një pikë kthese në konfliktin izraelito-palestinez, duke vënë në pikëpyetje negociatat dhe duke rritur rrezikun për destabilizim më të gjerë në Gjirin Persik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu