Shtrenjtohen karburantet në Maqedoni! Nafta do të shitet me çmim shumë më të shtrenjtë pas mesnate

Çmimi i benzinës pas mesnate do të shtrenjtohet për 5 denarë për litër, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i naftës do të shtrenjtohet për 14,5 denarë për litër, ndërkaq, çmimi i vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për 12,5 denarë për litër.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Benzina BS-95- 79,5 den/l

Benzina BS-98- 81,5 den/l

Nafta- 85,5 den/l

Vaji ekstra i lehtë- 82,5 den/l


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu