Shtresa e borës në Kodër të Diellit ka arritur 34 cm! Sinoptikët tregojnë se çfarë moti na pret

Sot në mëngjes, në Kodër të Diellit kishte më së shumti borë, 34 centimetra, ndërsa më ftohtë, -7 gradë, ishte në Kodër të Diellit dhe në Berovë, njofton DPHM.

Deri në orën 08:30 janë regjistruar temperaturat: -6 gradë në Mavrovë dhe Krushevë, -5 në Kriva Pallankë, -4 në Shkup–Petrovec, Strumicë dhe Tetovë, -3 në Shkup–Zajçev Rid, Shtip, Prilep, Kumanovë dhe Veles, -2 në Manastir, Ohër, Kavadar, Vinicë, Pretor dhe Gjevgjeli, dhe -1 gradë në Demir Kapi.

Shtresa e borës deri në orën 07:00 është: 12 centimetra në Mavrovë, 8 në Manastir, 4 në Krushevë, 3 në Prilep, Pretor dhe Gjurishtë, 2 në Tetovë, dhe 1 centimetër në Shtip dhe Demir Kapi.

Sasia më e madhe e reshjeve në 24 orët e fundit është regjistruar në Manastir, 7 litra për metër katror, 5 litra në Mavrovë, 3 litra në Tetovë, Krushevë dhe Pozharane, 2 litra në Prilep dhe Ohër, dhe 1 litër në Demir Kapi.

Sipas DPHM, moti sot do të jetë i vranët me reshje të sporadike bore. Reshje më të dendura priten në pjesët perëndimore, ku parashikohet që trashësia e borës në malet dhe në disa vende të larta të rritet nga 15 deri në 25 cm, ndërsa në vendet më të ulëta do të formohet një shtresë bore prej 3 deri në 10 cm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-lindor. Temperatura maksimale do të jetë nga -2 deri në 4 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të sporadike bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-lindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 1 gradë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu