Driss Oukabir është i dyshuari i sulmit terrorist në Barcelonë i cili u mori jetën 13 njerëzve dhe plagosi më shumë se 100 të tjerë.
Personi që shikoni në galerinë më sipër është autori i krimit makabër i cili ka tronditur botën mbarë.
Nëse i hedhim një sy profilit, shumë njerëz e kanë gjetur atë dhe kanë komentuar plot urrejtje për krimin që bëri.
Por ajo që ra më shumë në sy është se riu është fans i këngëtarit të famshëm shqiptar Noizy.
Në 9 gusht ka publikuar këngën më të re të reperit shqiptar “AK47”, këngë e cila është publikuar vetëm pak kohë më parë.
Në bazë të kësaj nuk dimë të themi nëse autori është thjesht fans i Noizyt apo ka lidhje shqiptare. /albeu











