Shuma që pagoi Putin për ish-këshilltarin e Trump para fushatës

Demokrati Cummings ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, që të paraqes shënime gjithpërfshirëse për kontaktet e Flyyn me qeveritë e jashtme dhe interesat t ij.

Flyyn i kishte marrë 33,750 dollarë nga kanali televiziv RT, që udhëhiqet nga qeveria e Rusisë, për paraqitje në një zhvillim në Moskë në dhjetor të vitit 2015, disa muaj para se Flynn formalisht të caktohej këshilltar i fushatës Trump.

Cummings thotë se pranimi nga ana e zotit Flynn i pagesës së kanalit televiziv RT, paraqet shkelje të dispozitave për të ardhura në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, sipas së cilës nuk lejohet që oficerët e pensionuar ushtarakë të marrin dhurata nga fuqitë e jashtme, raporton Rel.

Pos, pagesës nga RT, Flynn i kishte marrë edhe 11,250 dollarë për dy fjalime në Uashignton, nga dy kompani ruse. Atij i ishin paguar edhe shpenzimet për vendosje në hotelet luksoze të Michael Flynnit dhe djalit të tij, gjatë udhëtimit në Moskë./javanews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu