Shumë e shtrenjtë për t’u mirëmbajtur, del në shitje “Euro”

Simboli më i njohur në Bankën Qendrore Europiane është tani në shitje: Skulptura e madhe blu e euros jashtë ish-selisë qendrore të bankës qendrore në Frankfurt. Skulptura 14 metra e gjatë u ngrit së bashku me prezantimin e kartëmonedhave euro në vitin 2001 dhe ka përballuar krizën financiare dhe atë të borxhit sovran. Por tani, thjesht është bërë shumë e shtrenjtë për t’u mirëmbajtur, raporton Politico.

Vepra ikonë e artit nga artisti gjerman Ottmar Hörl është mirëmbajtur nga organizata jofitimprurëse Frankfurter Kultur Komitee për 21 vitet e fundit nën udhëheqjen e Manfred Pohl. Pohl tha se vandalizmi në rritje dhe mungesa e sponsorizimit detyruan vendimin e komitetit për të nxjerrë në ankand pjesën deri në këtë tetor.

Ne kemi kontaktuar 110 banka gjatë 12 muajve të fundit dhe 90 as që u munduan të përgjigjen”, tha Pohl.

Banka Qendrore Europiane, e cila ka kontribuar me 15,000 € në vit për mirëmbajtjen, gjithashtu nuk ka qenë e interesuar të rrisë mbështetjen e saj dhe nuk mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët në prill që synonte të siguronte fonde, tha Pohl.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu