Më shumë maqedonas duan të ikin nga Maqedonia, se sa shqiptarët, ja statistikat

Madje 39.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë do të iknin përgjithmonë jashtë vendit.

Kjo sipas një sondazhi të ri të Telmas dhe MCMC e realizuar përmes telefonit nga “M-prospekt” në të cilën janë anketuar gjithsejt 1,000 persona. Në emigrim medojn shumica e të rinjve.

Duke parë në parametrin etnik, 31 për qind shqiptarët do të shpërnguleshin, ndërsa përqindja  tek maqedonasit është më e lartë, do të iknin nga shteti 40 për qind prej tyre.

Madje 61 për qind e të rinjve mes moshës 15 dhe 24 duan të shpërngulen përgjithmonë, ndërsa 92 për qind e atyre mbi 65 vjeç duan të qëndrojnë në Maqedoni.

Por në mënyrë të veçantë në shpërngulje mendojnë edhe një përqindje e madhe e atyre të moshës 35-54 vjet, dhe këtë grup moshe që mbulojnë pothuajse të gjithë fuqinë punëtore në vend.

Si arsye për lënien e Maqedonisë tek deri në 50 për qind kanë dominuar dy arsye, standardin e jetesës dhe aftësinë për të gjetur punë jashtë vendit.

Është indikative se gati 15 për qind thanë se do të zhvendoset për shkak të situatës politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu