Si mund ta ndalin demokratët rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë?

Pas 4 viteve kaotike nën ish-presidentin Donald Trump, një administratë e re e SHBA-së premton të sjellë unitet në vend dhe të punojë për të gjithë amerikanët. Demokratët duan të besojnë se ky është fundi i politikës Trumpiane.

Por kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë, pasi vetë Trump bëri me dije se do të krijojë një parti të rePartinë Patriotike të përbërë nga të larguarit nga Partia Republikane. Kjo parti mund t’i motivojë kandidatët e tjerë përmes mbjelljes së përçarjeve në demokracinë e vendit tonë, të tentojnë të rimarrin presidencës.

Situata jonë ekonomike: pagat që nuk po rriten prej vitesh, shkatërrim i shtresës së punëtorëve dhe i asaj të mesme, dhe rritja e madhe e pabarazisë, janë problemet më të mëdha për miliona amerikanë, që cilët janë të ndikueshëm nga premtimet e figurave të ngjashme me Donald Trump.

Retorika raciste dhe ksenofobike e Trump, nuk ishte e vetmja arsye pse ai u ngjit në pushtet. Ai u ndihmua edhe nga klasa punëtore e të bardhëve të irrituar, që donin të gjenin dikë për t`a fajësuar për dëshpërimin e tyre ekonomik. Demokratët kanë tani shansin që të sabotojnë një ofertë të ardhshme presidenciale të Trump, përmes zbatimit të një axhende ekonomike progresive.

Amerikanët duan ndryshim ekonomik, pasi edhe para pandemisë së Covid-19, gjërat nuk po shkonin mirë për ta. Në vitin 2019, rreth 69 për qind e amerikanëve kishin 1.000 dollarë ose më pak kursime; 40 për qind e tyre punonin me më pak se 15 dollarë në orë; 1 në 5 të rinj kishte borxhe studentore dhe nuk mund të paguanin dot kreditë në banka; dhe dhjetëra miliona amerikanë nuk kishin asnjë mundësi për të financuar pensionin e tyre.

Ky realitet i zymtë ekonomik ka bërë që shumica e amerikanëve të binden se fëmijët e tyre do të jetojnë më keq se ata. Udhëheqësit e Partisë Demokratike preferojnë të besojnë se Trump u ngrit nga konservatorët radikalë, por realiteti është se rritja e tij u ushqye gjithashtu nga udhëheqësit demokratë, që i shpenzuan 30 vitet e fundit duke kënaqur Wall Street-in dhe biznesin e madh, duke shitur lëvizjen sindikaliste, dhe mbështetur marrëveshje tregtare që transferuan jashtë SHBA-së miliona vendeve të punës.

Kjo qasje bindi shumë amerikanë se Partia Demokratike nuk përfaqësonte më nevojat e tyre. Tani, demokratët kanë mundësinë t`a rikthejnë këtë besim dhe të bëjnë që miliona votues amerikanë të identifikohen dhe të votojnë demokratët.

Momentet e krizës – si ajo që po përjetojmë tani me pandeminë e Covid-19, recesioni ekonomik dhe ndryshimi i klimës -mund të jenë mundësi për të ecur përpara drejt ndryshimeve të guximshme të politikës.

Ndërsa demokratët kanë aktualisht pushtetin e presidencës, Senatit dhe Kongresit, asgjë nuk i pengon ata në rrugën e tyre (përveç mos-organizimit të tyre) për t’ia marrë pushtetin biznesit të madh dhe ultra-të pasurve, që kanë parë rritjen e pasurisë dhe fuqinë e tyre gjatë 30 viteve të fundit, ndërsa shumica dërrmuese e amerikanëve kanë parë rënien e vlerës së tyre neto.

Leksionet nga zgjedhjet dhe kriza ekonomike e vitit 2008, duhet të jenë një pikë kritike reference për demokratët se si të veprojnë në këtë moment.

Edhe në vitin 2008, demokratët kontrollonin presidencën, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve dhe po përballeshin me një kolaps ekonomik të shkaktuar nga lakmia e Wall Street dhe bankierëve të mëdhenj. Por në vend se të shpëtonin Main Street, pra njerëzit e thjeshtë, ata shpëtuan Wall Street dhe bankat e mëdha, gjë që zemëroi miliona amerikanë.

Për më tepër, udhëheqësit demokratë humbën shumë kohë të çmuar në një përpjekje të dështuar për të fituar me axhendën e tyre mbështetjen e republikanëve të moderuar. Dy mandatet e presidentit Barak Obama, duhet të na mësojnë se tani nuk është koha për të negociuar me udhëheqësit e Partisë Republikane.

Ata janë njerëzit që e mbajtën peng autoritetin e Obamës për të pasur një drejtësi të re të Gjykatës Supreme, refuzuan të rrisin pagën minimale, dhe u dhanë miliarderëve dhe korporatave më të mëdha në botë një nga uljet më të mëdha të taksave në historinë e kombit tonë.

Tani është koha që të kërkojmë ndryshimin ekonomik për të cilin kanë nevojë amerikanët, për të hequr presionin nga familjet e klasës së mesme dhe asaj punëtore, dhe për të ndihmuar në nxjerrjen e ekonomisë sonë nga recesioni i saj aktual.

Për ta bërë këtë, demokratët duhet të ndërmarrin hapat e mëposhtëm. Së pari, ata duhet të rrisin pagën minimale me 15 dollarë në orë, gjë që do t’u jepte dhjetëra miliona punëtorëve amerikanë një rritje page aq shumë të nevojshme, rritjen e shpenzimeve dhe rritjen e ekonomisë sonë.

Rreth 67 për qind e amerikanëve, e mbështesin ngritjen e pagës minimale në këtë nivel.

Së dyti, ata duhet të anulojnë borxhin e studentëve, që do t’i lejojë miliona amerikanë të blejnë një shtëpi, të hapin një biznes të vogël dhe të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë sonë.

Së treti, ata duhet të krijojnë një kujdes universal për fëmijët, që do të mbështeste dhjetëra miliona familje që punojnë, dhe do të rikthente mijëra dollarë në duart e këtyre familjeve. Në shumicën e shteteve, kushton më shumë ta dërgosh fëmijën në çerdhe sesa të paguash për shkollimin e tij në universitet.

Së katërti, demokratët duhet të miratojnë Aktin e Mbrojtjes të së Drejtës për t’u Organizuar (PRO), që do të garantonte të drejtën e punëtorëve amerikanë për t’u bashkuar me një sindikatë. Historikisht, asgjë nuk është dëshmuar më thelbësore për rritjen e klasës së mesme sesa një lëvizje e fortë punëtore.

Këto politika ekonomike, mbështeten nga shumica e amerikanëve, të cilët dëshirojnë të shohin ndryshime reale në jetën e tyre. Marrja e pushtetit në Uashington duhet të jetë hapi i parë në shpërbërjen e politikës Trumpiane dhe ndarjeve që ai ka shkaktuar në shoqërinë amerikane.

Ndërtimi i unitetit kërkon miratimin e një axhende të gjerë ekonomike, që do të ndryshojë jetën e amerikanëve zezakë, ngjyrëkafe dhe të bardhë. Asgjë nuk do t’i bënte republikanët si Donald Trump, Mich Mconnell ose Ted Cruz më të shqetësuar për të ardhmen e tyre politike sesa momentin kur demokratët do të ofrojnë ndryshimin e guximshëm ekonomik, për të cilin ka nevojë populli amerikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu