Si në filma, i burgosuri tenton të arratiset nga qelia duke u maskuar si dele

Një i burgosur në Bolivi është kthyer pas hekurave pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të dalë nga burgu i maskuar si dele.

Diaz, i quajtur ndryshe ‘El Araña’ (merimanga), thuhet se ka kaluar fshehtas sigurinë e burgut Chonchocoro duke u zvarritur nëpër bar në mes të natës.

Më pas ai u përpoq të çante një nga muret e objektit në përpjekje për t’i shpëtuar burgosjes së tij.

Diaz përdori pallton e leshit për të kaluar fshehtas sigurinë në burgun e Chonchocoro , për të kaluar një mur dhe për të dalë në bar.

Ai tentoi arratisjen në fillim të këtij muaji, por imazhet e fundit tani janë shfaqur pas kapjes së tij nga rojet e burgut. Rojet vunë re shpejt se krimineli i rrezikshëm i cili wshtw dwnuar me 15 vite burg pwr vrasje nuk ishte në qelinë e tij dhe autoritetet u vunë menjëherë në lëvizje. Rojet e kapën në flagrancë teksa ai u fut nëpër fushat me bar duke ecur me duar dhe gjunjë.

Zyrtarët thonë se ndaj Diazit janë marrë masa ligjore dhe disiplinore që nga tentativa për arratisje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu