Si do të jetë fati i Ilir Metës si President

Ka një debat klandestinë, rreth presidencës së Ilir Metës. Ky është I vetmi mandat presidencial në Shqipëri, që ka prodhuar më shumë debate, pasi është zgjedhur presidenti, se sa para se të zgjidhej. Biles pas zgjedhjes, njeriu më I mërzitur ishte Presidenti I zgjedhur dhe më të gëzuar ata që e zgjodhën. Kurse pas 25 Qershorit njerëzit më të mërzitur, janë ata që e zgjodhën dhe natyrisht më I qetë është Presidenti I zgjedhur.

E gjitha kjo vjen nga fakti se të dy palët, fshehin atë që ka ndodhur dhe merren me pasojat.

Presidenti u zgjodh pas një marrëveshje të pistë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Meqë opozita nuk po dilte nga çadra dhe Basha kishte hedhur poshtë Paketën McAllister, Edi Rama mori mbështetje për të shkuar në zgjedhje pa opozitën, dhe për këtë I duhej Ilir Meta. Ky i fundit, në kushtet e pazarit, përfshiu disa deputet të LSI në listat e PS, të cilët do të ishin digë penguese për të mos shkuar Edi Rama 100 deputetë, dhe posti I Presidentit për Ilir Metën.
Pasi e gjitha kjo u bë dhe Meta e mori atë që duhej nga marrëveshja me Ramën, ai formoi një koalicion me Shpëtim Idrizin dhe disa parti të tjera të vogla, kundër futjes në zgjedhje pa opozitën, duke e rrethuar Ramën pa rrugëdalje, biles duke kërcënuar dh eme dorëheqje të Presidentit. Në minutat e fundit, Rama e gjeti rrugëzgjidhjen tek Marrëveshja me Lulzim Bashën dhe I iku këtij rrethimi dhe prishjes në mënyrë të njëanshme të Marrëveshjes nga Meta.

Marrëveshja me Bashën ishte dhe një lloj hakmarrje ndaj gjithë çfarë I kishin bërë ata që ju shfaqën përballë si “opozita e bashkuar” më 17 Maj.

Pas zgjedhjeve jemi në një situatë tjetër. Edi Rama ka fituar I vetëm, Basha po ashtu ka humbur I vetëm, pasi zhduku gjithë ish PD nga lista, ndërsa Ilir Meta ka rezituar I vetëm dhe ka mbrojtur votat e tij.

Tani të gjitha debatet rreth legjitimitetit të Ilir Metës si president, duhet të jenë debate politike dhe jo ligjore. Dhe politikisht Ilir Meta do të jetë president I Shqipërisë për shumë arsye.

Kryearsyeja është se Ilir Meta do të rrezikohej në atë post, vetëm nga një aleancë e re, thelbësore, qeverisëse, PD-PS, ku Partia Socialiste mund ti jepte presidentin opozitës së PD. Kjo gjë nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur. Mund të jetë ndonjë partneritet apo bashkëpunim për reforma, por nuk do ketë koalicion, kështu që nuk do të ketë as nevojë për një shumicë antipresidenciale.

Nga ana tjetër, debate për presidentin, nuk mund të ngushtohet në interpretime vakancash në Kuvend, apo në teori që bazohen mbi sjelljen e papranueshme dhe fjalorin antipresidencial të Ilir Metës gjatë fushatës elektorale. Debati për presidentin është politikë dhe duhet të shpreh kundër tij një shumicë politike kushtetuese. Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk mund të bojkotojnë seancën e 24 Korrikut, fshehurazi dhe pa marrëveshje me njëri tjetrin. Ata ose vendosin të mbajnë Ilir Metën President, ose I kërkojnë atij dorëheqjen më parë dhe ai ka thënë vet që nëse ma kërkojnë e jap dorëheqjen.

Por kjo nuk ka për të ndodhur dhe ndaj debatet dhe skenarët rreth Ilir Metës janë të padobishëm. Ilir Meta përtej kësaj mund të jetë dhe një president i mire, nëse i rikthehet qetësia e asaj çfarë I ndodhi në fushatë elektorale. Për dashuri nuk ka nevoj boll të jetë rigoroz, me Kushtetutën dhe ti jap një autoritet real insitucionit të Presidentit. Për fat Presidenti I përket përsëri opozitës dhe LSI mund të jetë opozita më thelbësore në vend, pas degardimit që po pëson PD, me saldimin e Bashës pas karriges së SHQUP, pas disfatës.

Është koha, që ata të cilët u gëzuan kur ja “ngecën” Ilir Metës presidentin, të qetëshen dhe Ilir Meta që u mërzit kur e mori, të ndjehet më I gëzuar. Kaq ishte. Zgjedhjet mbaruan!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu