Si të mbani nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq

Ndonëse janë doktorët ata intepretojnë analiza e japin këshilla mjekësore, nuk është keq të dish , e shpesh herë të bëhesh doktor i vetes.

Flitet e besohet se yndyrnat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, por jo të gjithë e dinë që LDL është kolesteroli i keq nga i cili duhet të ruhemi.

Këto yndyrna kontribuojnë në sëmundjet e zemrës, bllokojnë arteriet dhe përkeqësojnë qarkullimin e gjakut. Veç medikamenteve të zemrës, një regjim ushqimor i shëndetshëm mban nën kontroll nivelin e kolesterolit të keq.

Kosi përmban probiotik, (substanca ushqyese) që mbajnë nën kontroll jo vetem nivelin e kolesterolit, por edhe të sheqerit në gjak, shkruan Living.

Pirja e 5 gotave me ujë redukton me 50% nivelin e kolesterolit.
Xhinxheri është rrënja magjike e cila ul ndjeshëm nivelet e kolesterolit të keq në gjak. Për të përfituar nga kjo erëz ju duhet ta përfshini në regjimin ushqimor çdo ditë.

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë dhe enzima të tjera aktive që luftojnë radikalet e lira dhe pastrojnë muret e zemrës nga yndyra e keqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu