Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më?

Nëse zgjoheni në mes të natës dhe nuk mund të flini më, ja disa veprime praktike dhe të thjeshta që mund të ndihmojnë

E ktheni shikimi nga dritarja duke pritur t’i shihni disa rreze dielli, por e kuptoni se ende është gjysma e natës; jeni zgjuar nga gjumi në 4:00 të natës kur duhet të zgjoheni në 8:00 të mëngjesit, dhe normalisht se duhet të riktheheni prapë në gjumë.

Por, si të ktheheni prapë në gjumë?

Qëndroni të qetë dhe mos shikoni orën

Shikimi i orës vetëm rrit ankthin dhe presionin për të fjetur. Qëndroni shtrirë dhe përqendrohuni te frymëmarrja.

Meditoni

Nëse nuk ia keni arritur të riktheheni në gjumë brenda disa minutave, atëherë mundohuni të provoni teknika të relaksimit si frymëmarrjet e thella apo meditimi. Ka shumë aplikacione për celular që ofrojnë udhëzime për meditim.

Futeni kokën në ujë të ftohët

Sipas ‘Huffington Post’, nëse jeni duke pasur probleme me gjumë, futeni kokën për 30 sekonda në ujë të ftohët dhe rikthehuni në gjumë, përcjell Telegrafi.

Ushtrimi 4-7-8

Ushtrimi i mëposhtëm, i përpiluar nga Dr. Andrew Weil, mundëson që më shumë oksigjen të rrjedhë në enët tuaja të gjakut.

▪ Vendoseni majën e gjuhës në pjesën e epërme prapa dhëmbëve të përparmë dhe mbajeni aty deri në fund të ushtrimeve
▪ Merrni frymë me hundë për katër sekonda
▪ Mbajeni frymën për shtatë sekonda
▪ Lirojeni frymën për tetë sekonda dhe përsëriteni tri herë procesin.

Dilni nga krevati nëse nuk flini pas 20–30 minutash

Nëse nuk arrini të bini në gjumë, ngrihuni dhe bëni një aktivitet të qetë deri sa të ndjeni përgjumje. Krevati duhet të lidhet me gjumin, jo me frustrimin.

Nëse zgjoheni shpesh gjatë natës, mund të jetë sinjal i stresit, ankthit, apo problemeve të gjumit si apneja – në këtë rast, një vlerësim mjekësor është i dobishëm. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu