Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtinë ceremoninë mortore të artistes së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarushës ka rrëfyer se si u nda nga skena për herë të fundit Bilbili i Kosovës, tashmë e ndjera Nexhmije.
Kurti në fjalimin e tij përkujtimor për Nexhmije Pagarushën, ka treguar se si këngëtarja e ka lënë skenën muzikore qysh nga viti 1984, kur e kishte parë se nuk po mund t’i arrijë më tonet e larta, ndërsa publiku ende po vazhdonin ta duartrokisnin.
“Në Sarajevë në vitin 1984, ajo do të këndonte për dhjetë ditë rresht nën tymin e duhanit dhe në kushte të papërshtatshme për një divë. Ajo natë për mua ka qenë e tmerrshme thoshte Nexhmija. Disa tone mund t’i këndoja, disa jo, ndërsa djersët më shkonin salla ishte përplot megjithëkëtë më dartrokisnin. Në fund një kolegë i imi më tha Nexhmije ti më nuk bën të këndosh kështu, e di i thashë dhe kurrë më në jetë nuk kam kënduar. Ishte një mbrëmje e ftohtë si dimrat e Sarajevës, kjo ishte përshëndetja ime e fundit me skenën, me këngën dhe me zërin”, rrëfeu Kurti.
Ai tutje vazhdoi se këngët e saj do të mbeten përgjithmonë dhe do të këndohen nga secila gjeneratë , duke treguar se është nderuar me çmime dhe medalje të shumta për kontributin e saj muzikor.










