“Si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”, Sindi reagon për herë të parë pas ngjarjes së djeshme

Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Sindi braktisi studion pas një debati me Julianin. Ky i fundit bëri një koment duke u shprehur se mamaja i kishte thënë se Sindi është “Si vaj Borshi”.

“Ky është koment seksist, mbylle gojën, mos guxo t’i bësh më këto komente para një femre. Atë vajin e Borshit ta tregoj unë ty. More vesh?! Bëni komente seksiste! Kërko falje”, i tha Sindi dhe kërkoi largimin e Julianit nga emisioni.

Pas ngjarjes së djeshme, Sindi ka reaguar për herë të parë sot në rrjete sociale. Ajo ka postuar videon e edituar nga një fanse ku në sfond është kënga e Getinjos.

“Per njerezit qe cdo t’mire qe ma kan bo ma kan nxjerr per hune”, është një pjesë e tekstit, me të cilin Sindi siç duket do të japë një mesazh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu