Ditën e djeshme, u nxehën gjakrat në ‘Përputhen’, si pasojë e një batute të një nga konkurrentëve më të rinj të formatit, Julit.
Juli, një konkurrent i ri dhe me sa duket i pa informuar mirë për programin, i habitur me pavendosmërinë e Sindit dhe faktin se ajo del me disa djem dhe s’është e vendosur, i tha asaj se deri diku ishte ‘zhgënjyer’ nga ajo, pasi kishte ardhur me përshtypje tjetër për Sindin: ‘Më tha mami se je si vaji i Borshit’, u shpreh Juli.
U desh ky koment që Sindi të nervozohej shumë duke e quajtur këtë sjellje një seksizëm, madje dhe bullizim.
Sindi u revoltua aq shumë saqë kërkoi që ose konkurrenti ose ajo të dalë nga studioja në atë moment.
Mirëpo jo vetëm kaq, pasi në debat u përfshi dhe Mevlani, i cili e mbështeti batutën e Julit duke i thënë Sindit se është njëlloj sikur të të thonë “ je si lule tulipani”.
Duket se kjo gjë e acaroi më tepër Sindin, e cila i kërkoi Mevlanit të mbyllte gojën.
Sindi u çua nga karrigia dhe ju drejtua nga Mevlani, për t’i gjuajtur, por u ndalua nga konkurrentët.
“Shumë herë kë folur ti” , i tha Sindi Mevlanit.









