Maqedonia dhe Bullgaria kanë nevojë për modus vivendi. Maqedonia duhet të pranojë dhe të njohë të kaluarën e qartë të përbashkët me Bullgarinë, ndërsa Bullgaria duhet të gjejnë forcën për të njohur ekzistencën objektive të kombit maqedonas dhe gjuhën e tij, herë të tretë nuk ka. Këtë e thotë në librin e vet autobiografik “Historia ime maqedonase – ku po shkon Maqedonia”, ish-kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski (1998-2002) dhe themeluesi i VMRO-DPMNE-së, të cilat pjesë ekskluzivisht i ka publikuar BGNES, transmeton Koha.
“Pa asnjë dyshim, nga të gjitha vendet fqinje, Bullgaria dhe populli bullgar janë më të damkosurit nga ne. Mund të them lirisht se janë më të urryerit dhe kështu vazhdon pa ndërprerje që nga viti 1945 e deri më sot – 75 vjet pa ndërprerje. Nëse kësaj ja shtojmë edhe kohën e pushtimit serb të Maqedonisë, ne po flasim për gati një shekull… Ne gjendemi në një propagandë permanente njëqindvjeçare në Maqedoni, të realizuar në shkolla, media, nëpërmjet sjelljes dhe deklaratave të intelektualëve, politikanëve dhe kjo gjë vazhdon pa ndërprerje”, thotë Georgievski në një citat të transmetuar nga agjencia bullgare.
Georgievski në librin e tij prej 360 faqeve, i cili gjendet në shitje, në detaje tregon se si është ndjerë kur një asistent i historisë në Universitetin e Shkupit i ka thënë: “Të mos kesh asnjë dyshim – maqedonasit dhe bullgarët janë një popull”.
“Jo vetëm që mbeta i habitur, por tërë ditën kam shkuar si i goditur nga një meteorit”, shpjegon Georgievski, i cili apelon që secili të pranojë atë si një sfidë personale që të shfaqë kuriozitet më të madh… lexuesi inteligjent “shumë shpejt do të zbulojë manipulimin e historisë jugosllave në çështjet historike. Por më e rëndësishme është që lexuesi i kujdesshëm i letërsisë autentike dhe të paanshme të historisë, vetë do të jetë i bindur se populli maqedonas dhe bullgarë janë popuj të lidhura historikisht”.
Në libër, siç transmeton BGNES, Georgievski thotë se “politika bullgare është e detyruar të pranojë disa gjëra që deri sot nuk i ka pranuar. Nëse dikush është ‘fajtor’ për krijimin dhe njohjen e kombit maqedonas, ai nuk është Tito dhe Partia Komuniste serbe, por udhëheqësit bullgarë që qeverisnin në atë kohë me Kominternën. Ata duhet të kenë parasysh se njohja e kombit dhe gjuhës maqedonase ka filluar në thelbin e PKB-së. Gjithçka që është bërë nga Kominterna për Maqedoninë ka qenë nën ndikim të kuadrove bullgare që kanë udhëhequr Kominternën në atë kohë…
Në lidhje me dallimet në gjuhë Lubço Georgievski shpjegon se situata është komplikuar më tej nga futja e serbizmave në gjuhën maqedonase dhe rusizmave në gjuhën bullgare. “Maqedonia duhet të ndahet nga historiografia jugosllave-maqedonase, e cila është plot me trillime që ekzistojnë vetëm në tekstet tona shkollore. Bullgaria duhet të pranojë realitetin. Jam i bindur se ky është vendimi i vetëm i drejtë përmes të cilit do të jemi në gjendje për të tejkaluar të gjitha keqkuptimet midis dy vendeve dhe ashtu do të forcohen lidhjet mes dy popujve më të afërt në Evropë”, shkruan ai në libër, transmeton BGNES.










