Sipas Taravarit ja kur formohet Qeveria

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët , Arben Taravari në një intervistë për gazetën Utrinski Vesnik ka thënë se në kohën kur ekziston shumicë stabile prej 67 deputetëve, Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje të reja parlamentare. Taravari në këtë intervistë ka sqaruar edhe rreth asaj se çka mendojnë miqtë e tij në VMRO-DPMNE lidhur me situatën aktuale.

“Ne të gjithë kemi miq brenda radhëve të VMRO-DPMNE-së dhe shumica prej tyre e dinë dhe janë të vetëdijshëm se në radhët e tyre ka një numër të caktuar të politikanëve të kriminalizuar, të cilët i dëgjuam në bisedat e përgjuara, edhe është normale të përgjigjen para institucioneve të sistemit”, ka deklaruar Taravari për Utrinski, transmeton Gazeta Lajm.

Ai është shprehur i bindur se pa marrë parasysh opstruksioneve, qeveria e re do të formohet në fillim të muajit maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu