Edin Dzeko ka edhe një vit kontratë me Romën. Sulmuesi boshnjak mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, pavarësisht 35 viteve mbi supe.
Fenerbahce është klubi që po interesohet për bomberin shtatlartë. Mediat turke raportojnë se drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë arritur akordin financiar me Dzekon.
Ky i fundit ka pranuar transferimin në futbollin turk, teksa tani duhet arritur marrëveshja ekonomike me verdhekuqtë e Romës.









