Gareth Bale ishte në fushë për vetëm katër minuta dhe shënoi golin e fitores ndaj Levantes.
Reali ishte në barazim 1-1, kur uellsian gjuajti penalltinë e fituar nga Casemiro.
Por rrëfimi për të nuk nis këtu, në këtë ndeshje.
Sipas AS , Bale nuk ka pranuar ta vazhdojë ngrohjen pasi Solari vendosi në lojë Federico Valverde në vend të Toni Kroos në minutën e 69-të.
Uellsiani u ul në bankë me Dani Ceballos, Marcelo dhe Keylor Navas.
Marcelo i tha atij të vazhdonte ngrohjen, por Bale refuzoi dhe qëndroi i ulur. Edhe trajneri kondicional Antonio Pintus Spote, i tha Bale të vazhdonte me ngrohjen, por edhe aty refuzoi.
Katër minuta e 39 sekonda më vonë, Solari kthehet dhe e fton Balen të futet në lojë në vend të Karim Benzemas.
Vetë Bale dukej i befasuar.
Ai e goditi penalltinë dhe nuk festoi, madje edhe Lucas Vazquez që e përqafoi e shtyri atë. Thënë të vërtetën ai e pranoi përqafimin vetëm nga Luka Modric.
Duke pasur parasysh se ai refuzoi të ngrohej dhe refuzoi të festonte, duket se Bale nuk është i lumtur në Bernabeu.
Kjo sjellje u pa nga të gjithë shikuesit, ku Bale shfaqi pakënaqësinë e tij edhe para se të hynte në fushë dhe pasi doli.
Ky ishte goli i 13-të i Gareth Bale në këtë edicion në të gjitha garat.










