Një skandal është shënuar në Itali.
Në provincën Rozzano të Milanos, këshilltari për Sigurinë dhe Policinë Lokale ka botuar “kalendarin e gjuetisë” së jokomunitarëve.
Në një chat privat mes politikanësh ai botoi këtë post: “Kalendari i gjuetisë, hapja e sezonit, gjatë gjithë vitit ndaj kafshëve të gjahut migratore: marokenë, rumunë, bullgarë, shqiptarë, kosovarë, talebanë, afganë, ciganë, jokomunitarë në përgjithësi”.
Dhe më poshtë vijon se: “Në prezencë të kopeve të shumta lejohet edhe përdorimi i granatave të dorës, armëve automatike dhe gazit helmues”.
“Kalendari” s’mbeti vetëm në rreshtat e chat-it, një anonim e shndërroi atë në një fletëpalosje duke e shpërndarë në tregun e qytetit.
Kritika të shumta kanë ardhur nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e këshilltarit. Ndërkohë kryetarja e bashkisë Barbara Agogliati e ka justifikuar veprimin duke e quajtur një “gabim nga pakujdesia”. /albeu.










