Skandal në Serbi: Paga trefish më e lartë nëse votoni SNS-në e Vuçiqit

Qendra për Gazetari Hulumtuese në Serbi publikoi një artikull në të cilin akuzon Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet të presidentit, Aleksandar Vuçiq për pjesëmarrje në blerjen e votave përpara zgjedhjeve parlamentare në muajin dhjetor.

Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë akuzoi SNS se ishte lidhur me një “call center” që u ofronte punonjësve të saj pagë të trefishtë nëse votonin për partinë e pushtetit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 17 dhjetorit.

Lajmi ka ardhur nga një gazetare, e cila ka aplikuar për një vend pune në qendrën e sipërpërmendur me synimin për të zbuluar nëse bëhet fjalë për blerje votash.

Gazetarja ka deklaruar se asaj i është ofruar paga ditore prej 9000 dinarë (72 euro) në vend të 3000 (24 euro) në “call center” e lartpërmendur, me kusht që ajo të votojë për SNS në zgjedhje.

Sipas komunikimit të publikuar me punëdhënësin, ajo duhet të kishte bërë një foto të fletës së votimit si provë.

Zgjedhjet e fundit në Serbi ishin prillin e kaluar. Së bashku me aleatët e saj të koalicionit, SNS ka një shumicë komode.

Përkundër kësaj, në tetor Vuçiq kishte shpallur zgjedhje të parakohshme për shkak të demonstratave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu