Skandal i radhës i qeverisjes në ikje, zgjidhet drejtor me shkollë të mesme

Aleksandar Atanasov, drejtori i N.P. Ujësjellësi dhe kanalizimi nuk ka vërtetim nga ministria e arsimit dhe shkencës për diplomë valide për kryerjen e arsimit të lartë jashtë shtetit.

Atanasov ka ngritur një kërkesë për njohjen e kualifikimeve profesionale për kryerjen e fakultetit në ciklin e parë të studimeve. Në kërkesë përmendet se ka përfunduar fakultetin Empire State College në Nju Jork, me selinë kryesore në Saratoga Springs, Nju Jork, duke fituar titullin ekonomist i diplomuar.

Megjithatë, ministria e arsimit dhe shkencës në bazë të kërkesës së tij ka dërguar një njoftim ku përmendet se nga ana e Qendrës informuese për ekuivalencë dhe pranimin e kualifikimeve të huaja të larta nuk është vërtetuar se kualifikimi i tij është bërë në njërën prej 500 universiteteve të para të ranguara në listën e fundit të Institutit për arsim të lartë në kuadër të universitetit të Shangajit Xhio Tong.

Në këtë mënyrë ekzistojnë dyshime se Atanasov nuk e ka kryer arsimin e lartë, se rrejshëm ka dhënë informacione ose se diploma e tij është e rrejshme ose jo valide dhe me këtë në mënyrë të paligjshme është vendosur në funksion.

Pyetja që parashtrohet është se kush ka lejuar që Atanasov të bëhet drejtor pa dëshminë adekuate për kryerjen e arsimit të lartë që është në kundërshtim me rregullat ligjore?

Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike të themeluara nga ana e komunave ose qytetit të Shkupit ashtu si është rasti me N.P. Ujësjellësi dhe kanalizim, zgjedhja e drejtorëve kryhet nga ana e kryetarit të komunës, gjegjësisht nga Koce Trajanovski./Tetova1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu