Skandal, si në komunizëm, Rama i kërkon Anglisë deportimin e shqiptarëve pa letra

Ndërkohë që Britania është treguar e butë me shqiptarët emigrantë, qeveria shqiptare ka çuditur me kërkesën e saj ndaj institucioneve britanike.

Qeveria shqiptare ka kërkuar të kthehen në Shqipëri të gjithë shqiptarët pa letra dhe nën 18-vjeç dhe të refuzohen të gjitha kërkesat për azil, shkruan Daily Mail përcjell albeu.com.

“Britania është treguar e butë duke inkurajuar në mënyrë të papërgjegjshme të rinjtë shqiptarë të cilët përpiqen të hyjnë në territoret e këtij vendi.

Qeveria duhet të veprojë më shpejt dhe të rikthejë në shtëpi të gjithë emigrantët nën 18-vjeçarë ashtu siç bëjnë Franca dhe Gjermania.

Ka një problem me prindërit shqiptarë pasi ato dërgojnë fëmijët përpara sepse mendojnë se do të jetë më e lehtë për ata që të marrin azil, është strategji”- ka deklaruar Rovena Voda, zëvendësministre e Punëve të Brendshme në Shqipëri.

Kjo kërkesë e qeverisë shqiptare bie ndesh me nevojën e të rinjve në Shqipëri të cilët rrezikojnë jetën dhe harxhojnë shuma të mëdha parash në mënyrë që të ikin nga vendi për një jetë më të mirë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu