Katrahurë në zhveshtoren e Barcelonës. Barcelona është duke i befasuar tifozët e tyre me formën që po kalon.
Në tri përballjet e fundit, katalonasit kanë arritur që të marrin vetëm dy pikë.
Ende nuk mund të thuhet se Barcelona është në krizë, por një gjë është e sigurt, Pique nuk flet me Messin.
Sipas medieve në Spanjë, mbrojtësi spanjoll nuk mund ta duroj argjentinasit, për shkak të sjelljes së tij, si një lider i klubit.
Nga ana tjetër, Messi e ka fajësuar Piquen për numrin e madh të golave të pranuar, andaj sipas medieve, raportet mes tyre janë tejet të tensionuara edhe pse të dy janë rritur duke luajtur së bashku.










