Skandalet që nuk kanë fund, vdekja e Maradonës vazhdon të mbetet misterioze

Skandalet që vijnë nga Argjentina në lidhje me vdekjen e Maradonës duket se nuk kanë fund. Këtë herë thuhet se infermieria dhe shoferi janë nën hetim pasi kanë dhënë dëshminë e rreme.

Shoferi Trimaki do të shprehej se nuk ishte në shtëpi gjatë momentit kur Maradona ka ndërruar jetë, por kamerat e sigurisë dhe të dhënat e siguruara nga ana e policisë tregojnë të kundërtën. Pra e gjithë dëshmia ishte një gënjeshtër dhe për këtë arsye janë duke u zbuluar edhe arsyet që e dërguan deri në këtë pikë.

Policia ka sekuestruar kompjuterin dhe telefonin e shoferit duke marrë thuajse gjithçka të nevojshme nga banesa e tij. Për të vazhduar më pas edhe me infermieren e cila la pa mbikëqyrje Maradonën për orë të tëra, e cila në fund ka rezultuar me dëshmi të rreme. A ishte ky një fund i trishtë dhe i pashmangshëm për legjendën e futbollit apo një histori e planifikuar nga të tjerët? Pikëpyetjet e ngritura prej kohësh marrin gjithmonë e më tepër jehonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu