Skandali me fondet IPARD, Mickoski: Mund të jenë të përfshirë eksponentë të LSDM-së

“Ne si Qeveri jemi të vetmit që kur vëmë re ndonjë sjellje devijante, reagojmë menjëherë”. Duke thurrë lavde për qeverisjen aktuale, kryeministri hedh poshtë siç i quan ai spekulimet e LSDM-së se në skandalin me fondet IPARD ka të përfshirë përfaqësues të VMRO-së. Ndërsa, i dërgoi porosi opozitës që t’i lënë ta bëjnë punën e tyre e cila mund t’i dërgoj tek ministra dhe funksioanarë të tyre, duke lënë të kuptohet se në të njejtin skandal mund të ketë të përfshirë edhe persona të LSDM-së.

“Ata që janë të përfshirë janë atje ku duhet të jenë. I bëjë thirrje opozitës që të mos fshihen pas pyetjeve por të dalin me vërtetime. Nëse janë aq të sigurtë me ato pretendime, le të dalin dhe t’i thonë. Është i përfshirë ky dhe ky. Kështu në mënyrë tinëzare nuk lënë gjurmë. Le të na ndihmojnë-të gjithë ata që kanë prova për keqpërdorime, le të vijnë dhe të na i dorëzojnë ato që të mund të veprojmë”, Hristijan Mickoski, kryeministër .

Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, njoftoi se po nisin me një seri informacionesh në lidhje me siç e quan ajo mega skandalin me fondet IPARD. Sipas saj, drejtori i dyshuar në këtë rast është mik i afërt i Igor Miqev i njohur si “Panker”, i cili është kumbar i liderit të VMRO-së Hristijan Mickoskit.

“Nga ajo që na është dhënë nga sinjalizues, të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, është kumbari i Mickoskit ai që përmendet si personi kryesor i mundshëm përgjegjës për të gjitha skemat kriminale dhe presionet në ministri. Prandaj, sipas të njëjtave informacione, edhe ai duhet të ishte përfshirë në hetim”, Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

LSDM kërkon që hetimi për këtë rast të zgjerohet menjëherë nga prokuroria dhe në hetim të përfshihen të gjitha abuzimet që kanë ndodhur në agjenci dhe në sektorin e bujqësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu