Skandali me thirrjet telefonike, “zhvaten” qytetarët (VIDEO)

Qytetarë të shumtë kanë parashtruar ankesa tek operatorët celularë të Maqedonisë, ngaqë po dyshojnë se kanë rënë pre e një skeme mashtrimi. Dyshimet qëndrojnë nga thirrjet telefonike të bëra nga numra të panjohur të shteteve të huaja. Disa qytetarë në kushte anonimiteti, tregojnë se iu kanë përgjigjur këtyre thirrjeve dhe pa asnjë komunikim nga ana tjetër, iu kanë faturuar shuma të majme.

Për këtë denoncim, Alsat mëson se operatori e ka njoftuar klientin me SMS se 12 mijë denarë iu kanë shtuar si shpenzime shtesë. Nga sektori për zbulimin e Krimit kibernetikë të MPB-së thonë se po punojnë për t’u rënë në gjurmë hakërreve, të cilët po i zbrazin llogaritë e klientëve të operatorëve celular.

Nga operatorët celular thonë se në tabulatet e tyre janë regjistruar disa numra, prej të cilët dyshohet që klientët e tyre janë manipuluar.

Operatori VIP për Alsat konfirmoi se gjatë ditës së djeshme dhe sot janë kontaktuar edhe shfrytëzues të tyre. Nga VIP-i njoftojnë se janë identifikuar numra nga Australia, Liberia dhe Lituania. Operatori në fjalë njofton se ka bllokuar thirrjet e këtyre numrave në drejtim të shfrytëzuesve të tyre.

Ekspertët e telekomunikimit iu bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar sepse një tjetër skemë mashtrimi që dyshohet se po përdoret në këto raste është edhe vjedhja e të dhënave të celularëve, që marrin telefonatat dhe ndërhyrja në llogaritë bankare, me të cilat janë lidhur këto aparate nga pronarin e tyre.

VIDEO:


1 Koment

  1. Ne tetov esht nje Büro qe i ka afer 40 te punesuar Pronari esht Shqiptar jeton ne Zvicer
    Jan mashtrus per sigurime dhe thirje telefonike
    Ato non stop thirin qytetaret
    Kujdes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu