Skenari i vetëm (i pamundur) që e lë Shqipërinë jashtë Evropianit

Shqipëria do të jetë në “Gjermani 2024”, edhe pse duhet të presë ndeshjet e nëntorit për ta konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në finalet e eventit të madh të futbollit.

Dy ndeshjet e kësaj të diele në Grupin E, ku bën pjesë edhe Shqipërisë, treguan se kuqezinjtë e meritojnë plotësisht të jenë në krye dhe ta mbyllin në vendin e parë këtë fushatë eliminatoresh.

Çekia fitoi me shumë vështirësi ndaj Ishujve Faroe (1-0), ndërsa Polonia mori vetëm një pikë në Varshavë përballë Moldavisë. Shqipëria ka 13 pikë, Çekia 11, Polonia 10 dhe Moldavia 9.

Nëse merr vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit me Moldavinë në transfertë ose Ishujt Faroe në “Air Albania”, Shëipëria është matematikisht e kualifikuar, por edhe nëse i humbet, sërish shanset janë të mëdha për ta mbyllur të paktën në vendin e dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu