Sondazhi i njohur: Donald Trump dhe Michelle Obama personat më të admiruar në SHBA

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama janë burri dhe gruaja më e admiruar në Shtetet e Bashkuara për vitin 2020, sipas një sondazhi vjetor nga “Gallup”. Michelle është gruaja më e admiruar për të tretin vit radhazi, ndërsa Trump mundi bashkëshortin e saj, ish-presidentin Barack Obama, për herë të parë këtë vit, me 18 % të të anketuarve që thanë se e admironin më shumë Trumpin. Ndërsa, vetëm 15% e amerikanëve thanë se admironin më shumë ish-presidentin Obama.

Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, u listua si gruaja e dytë më e admiruar në SHBA. Në përgjithësi, 6 % e amerikanëve e votuan presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe 3 % specialistin kryesor për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu