Në emisionin “Pressing” është publikuar sondazhi i ri ku Vetëvendosje dhe PDK kanë dalur partitë e para që do të dalin me rezultat më të lartë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Një kompani e huaj ka realizuar një sondazh enkas për T7, për të parë se kush pritet të fitojë në zgjedhje.
Sipas hulumtimit të bërë në 11 komuna, rezultati ka dalë pro VV-së, derisa PDK radhitet e dyta.
Berat Buzhala drejtor i televizionit ka bërë me dije se në bazë të sondazhit Vetëvendosje pritet t’i marrë 50.83% të votave në zgjedhje, PDK 16.94%, LDK 15.97%, AAK 6.98%, Nisma 2.95 %.










