Sonte i’u dha fund debatit, nesërmbrëma votohet Qeveria

Debati në Kuvendin e Maqedonisë rreth formimit të qeverisë së re ka përfunduar për ditën e sotme. I fundit që foli në foltore ishte deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, i cili tha se nuk do të falë për ngjarjet e 27 prillit, duke akuzuar edhe kolegët e tij nga radhët e VMRO-DPMNE -së se qëndrojnë pas dhunës.

Pas fjalimit të Shilegovit, kryetari Talat Xhaferi ftoi të gjithë deputetët të mblidhen nesër në orën 12:00 për të votuar programin dhe përbërjen e re qeveritare, ku me shumë gjasa do të mbyllet në orët e vona të mbrëmjes së nesërme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu