Sonte nata e parë e Eurovision 2025, ja kur performon “Shkodra Elektronike”

Sonte në orën 21:00 mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit europian, “Eurovision Song Contest 2025”. Këtë vit edicioni i 69-të do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Një total prej 15 vendesh do të ngjiten në skenë në mbrëmje, por vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për Finalen e Madhe të shtunën (17 maj), ku do të kurorëzohet fituesi i Eurovision 2025 .

‘Shkodra Elektronike’ do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Zjerm” dhe do të performojë sonte e 12-ta në renditje.

Sonte, do të shohim gjithashtu Spanjën, Italinë dhe Zvicrën të performojnë. Këto vende jo vetëm që do të prezantojnë këngët e tyre, por do të votojnë edhe në këtë gjysmëfinale.

15 shtetet që do performojnë sonte

Islandë

Polonia

Slloveni

Estoni

Ukrainë

Suedi

Portugali

Norvegji

Belgjikë​

Azerbajxhan

San Marino

Shqipëri

Holandë

​Kroaci

Qipro​

Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet më 15 maj ndërsa do të performojnë 16 shtete.

Kujtojmë se Zvicra triumfoi në edicionin e 68-të të Festivalit Europian të Këngës me këngëtarin Nemo me këngën e tij “The Code”. Nata finale e Eurovision 2024 që u mbajt në Suedi dhuroi një spektakël, ndërsa këngëtari Nemo mori një rezultat mbresëlënës prej 591 pikësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu