Sony Music shokon botën: “Britney Spears ka vdekur”

Ditën e Hëne hakimi i llogarisë në Twitter të Sony Music rezultoi në publikimin e dhjetëra njoftimeve të rreme se ikona e muzikës Pop, Britney Spears, kishte vdekur.

Sony Music, një filial i Sony, doli me një qëndrim se llogaria në rrjetin social ishte kompromentuar po që situata po rimerrej nën kontroll.

Kompania kërkoi ndjesë ndaj Britney Spears dhe adhuruesve të saj për këtë ngjarje. Një zëdhënës i Sony refuzoi të komente më tej ndërsa Twitter akoma nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar.

35 vjeçarja fituese e Grammy Awards dhe një yll ndërkombëtar i muzikës “është shëndosh e mirë” tha menaxheri i Spears Adam Leber për CNN.

Por së shpejti të gjitha u fshinë pas raportimeve se grupi i hakerave OurMine kishte marrë përgjegjësinë. Edhe Bob Dylan kishte rënë prej e këtij mashtrimi duke publikuar “Rest in peace @britneyspears.” (PCWorld Albanian)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu