Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ditën e martë i kishte dhënë ultimatum partisë së Kurtit, duke thënë e partia e tij mbetet tek oferta e fundit që i ka dërguar Lëvizjes Vetëvendosje për qeverisje të balancuar dhe me përgjegjësi të barabarta, dhe se deri në fund të javës të deklarohen se a janë për koalicion me LDK-në apo jo.
Sot është bërët një javë që kur LDK dhe lideri i saj Isa Mustafa i dha ultimatum Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që të vendosin deri në fundjavë nëse janë për një koalicion me LDK-në, apo të tregojnë se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje mes dy partive.
“Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është propozim shumë i balancuar dhe kemi menduar që Vetëvendosja duhet ta trajton me vëmendje të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi të bisedojmë, por ajo ulje dhe bisedë e jona të ketë përfundim sa më të shpejtë, mundësisht deri në fund të kësaj jave në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet, prandaj këtu mbesin në këto pozita, por gjithsesi me vullnet që të përfundojmë një marrëveshje që është në dobi të qytetarëve”, kështu ishte shprehur Mustafa ditën e martë.
Qe nga ky ultimatum i bërë nga ana e LDK-së ka pasur reagime të ndryshme nga VV’ja, të cilët kanë këmbëngulur se nuk tërhiqen nga kryeparlamentari, dhe s’ka dorëheqje të Konjufcës, pasi që ai është zgjedhur me vullnetin e shumicës.
Edhe pas këtij ultimatumi që sot përfundon, VV-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht se a do të pranoj apo do të refuzoj një propozim të tillë nga ana e LDK-së.
Ndërsa as nga LDK nuk janë deklaruar se si do të veprojnë pas përfundimit të ultimatumi.
Kanë kaluar 112 ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve, dy partitë fituese edhe me tej nuk janë pajtuar rreth ndarjes së pushteti.
Nuk dihet ende se kur do të jetë takimi i radhës i këtyre dy subjekteve politike.










